Pedagogu i njohur kuron ekspozitën e Ami Tartarit


Është vetëm 12 vjeç dhe vjen me një koleksion punimesh në pikturë, të kuruara nga pedagogu i Universitetit të Arteve, Artan Peqini.

Ajo quhet Ami Tartari dhe është  nxënëse e klasës së 7-të.

Ami prezantoi ekspozitën e saj të parë, të titulluar “Ndjesi”, si pjesë e projektit “Qyteti im europian”, ideuar nga ABC Tirana Club.

Koleksioni i saj i pikturave, që u ekspozuan në mjediset e Europa House, në Tiranë, është realizuar dy vitet e fundit.

Për kureshtarët, Ami është vajza e vogël e politikanes Albana Vokshi, dhe me shaka na lejohet të themi se Ami duket se ka përqafuar si profesion pikturën, zanatin e kundërshtarit politik të mamit.


 

Ami, së bashku me bashkëmoshatarë të talentuar, u bë pjesë e projektit të ABC Tirana Club, që synon promovimin e talenteve të reja në pikturë.

Ekspozita, që u çel sot, do të qëndrojë e hapur deri më 8 qershor.

ABC Tirana Club është një grupim studentor proeuropian, i themeluar në vitin 2017, me qëllim nxitjen e pjesmarrjes së të rinjve në vendimmarrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *