Seanca për shkarkimin e Presidentit, më 9 qershor

Konferenca e Kryetarëve vendosi të caktojë datën 9 qershor ora 10:00 për zhvillimin e seancës, në të cilën do të votohet raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentin Ilir Meta.

Më datë 28 maj, Komisioni Hetimor miratoi raportin për shkarkimin e kreut të shtetit dhe sipas tij janë evidentuar 16 shkelje që Presidenti ka kryer.

Sipas këtij raporti, Presidenti ka intimiduar votuesit duke thënë se ai vetë do u presë dorën vjedhësve të votës, ka bërë thirrje luftarake, vetëgjyqësie, që janë mesazhe të qarta drejt popullit. “Kjo nxitje dhune detyroi ambasadoren e SHBA të bëjë thirrje që Presidenti Meta të ndaloje këtë fushatë.  Në vend të ishte neutral, tregoi qartë anësi ndaj opozitës. Presidenti mori përsipër të japë leksione demokracie, që nuk gjendjen askund”, thuhet në raport.

Komisioni Hetimor për shkarkimin e presidentit u ngrit pas një kërkese të bërë nga 49 deputetë të kuvendit aktual.

Gjithashtu, në mbledhjen e Konferencë së Kryetarëve u vendos dhe pikat e debatit që  do të zhvillohen në seancë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *