Thirrja për socialistët: Prisni parlamentin e ri për AMA-n!

“Reporterët pa kufij” i bëjnë thirrje Partisë Socialiste të mos ngutet me zëvëndësimin e 4 anëtarëve të Autoritetit të Medias Audiovizive, pa nisur punën parlamenti i ri, i dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe të përfshijë në proces edhe partitë e opozitës.

“Reporterët pa kufij”, në citim të  ligjit për “Për median audiovizive” u kujtojnë socialistëve detyrimin e parlamentit për ruajtjen e balancës së kandidaturave të propozuara nga qeveria dhe opozita për bordin e Autoritetit të Medias Audiovizive.

Organizata prestiogjioze “Reporterët pa kufij” në statusin e saj shprehu shqetësimin për marrjen nën kontroll politik të autoritetit rregullator të medias, duke theksuar detyrimin ligjor, që AMA të jetë e pavarur.

Reagimi në twitter i Reporterëve pa kufij i bashkohet shqetësimit, të ngritur nga komuniteti i gazetarëve, përfaqësues të organizatave të medias në Shqipëri, opozita dhe Presidenti i Republikës, pasi Komisioni parlamentar i Medias nisi procedurën e njoftimit të grupeve të interesit për të propozuar kandidatët, që do të zëvëndësojnë 4 anëtarët e AMA-s, të cilëve u ka mbaruar mandati 5-vjeçar.

Pavarësia e Autoritetit të Medias Audiovizve (AMA) u theksua edhe në opinionin e Komisionit të Venecias për paketën “Anti-shpifje”, ligji famëkeq, që parashikonte mbylljen e mediave online dhe gjobitjen e gazetarëve, nëse Autoriteti i Medias Audiovizive, gjykonte se lajmet e publikuara prej tyre ishin të rreme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *