Chelsea fiton Champions League

Chelsea siguron kupën e Ligës së Kampionëve, për herë të dytë pasi “rrahu” Manchester  City, në finalen që përfundoi me rezultatin 1-0, pak minuta më parë.

Kai Havertz siguroi golin e fitores në pjesën e parë të ndeshjes, duke e dërguar topin, e pasuar mjeshtërisht nga Mason Mount, direkt e në rrjetën e lënë bosh nga Enderson, portieri i Manchester City.

Traineri i Chelsea, Thomas Tuchel mori më të mirën e homologut të tij të Manchester City, Pep Guardiola, për herë të tretë, që kur shkarkoi Frank Lampard në janar për të rikthyer çmimin më të madh të futbollit të klubit evropian në Stamford Bridge për herë të parë, që nga 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *