Dialogu Prishtinë-Beograd, njoftohet vizita e emisarëve të ShBA-BE!
Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak pritet të vizitojë Kosovën javën e ardhshme.
Në këtë vizitë të rëndësishme ai do të shoqërohet nga Nënsekretari amerikan i Shtetit Mathew Palmer.
Agjenda e njoftuar nga qarqet zyrtare në Prishtinë konfirmon takimet e tyre me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.
Të mërkurën, përfaqësuesit e SHBA-BE-së u fotografuan me pëlqimin e tyre, në një drekë pune në Bruksel.

Përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak, njoftoinë llogarinë e tij në twitter se, ishte i lumtur të mirëpriste mikun e tij të mirë Matt Palmer, siç e ai e thërret dhe se nuk kishte asnjë surprizë, që ata të dy po flisnin për Ballkanin Perendimor dhe dialogun, duke nënkuptuar se bëhej fjalë për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.