Turizmi/ Rama mesazh “Komitetit” për lehtësimin e masave

Shqipëria pritet të lehtësojë masat kufizuese në fuqi për luftimin e pandemisë.

Lajmin e konfirmoi Kryeministri, i cili ndoqi nga afër nisjen e vaksinimit të punonjësve të transportit publik.

I sigurt, ai tha se neser do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të vendosur lehtësimin e masave kufizuese, duke qartësuar tashmë ”çdo hamendësim” rreth vendimarrjes së tyre.

Në komunikimin me mediat, shefi i qeverisë rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për një sezon turistik të lehtësuar nga masat. Gjithsesi ai tha se asgjë nuk mund të parashikohet dhe kërkoi të bëhet kujdes.

Pyetjeve politike se, cilin elektorat do të përfaqësojë në Parlament për shkak se ai rezulton fitues në dy lista deputetësh, në Durrës dhe në Vlorë, Rama nuk iu përgjigj, ashtu siç nuk komentoi edhe mbi interesimin e medias për të ditur opinionin e tij rreth vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të paraardhësit të tij në qeveri. z.Sali Berisha

“Unë jam 100% i fokusuar te punët, ne se kemi ndalur punën asnjë ditë gjatë dhe pas fushatës dhe nga ana tjerë jam shumë i vendosur, që ne të çelim një rrugë të re në aspektin e komunikimit politik dhe të shmangim ato aspekte që e kanë kthyer për shumë vite jetën politike të vendit në një telenovelë rraskapitëse.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *