Britani, Qeveria “nën hetim” parlamentar për pandeminë

Komisioni për Shëndetësinë në “Dhomën e Komunëve”, në Britani po heton reagimin e qeverisë për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Në seancën dëgjimore u thirr për të dëshmuar edhe ish shefi i kabinetit të Kryeministrit Boris Johnson.

Domenic Cummings kërkoi ndjesë, që vendi i tij nuk arriti të parandalonte pasojat fatale të pandemisë.

Ne dështuam në kohën, kur njerëzit kishin kaq shumë nevojë për ne”,-tha ai gjatë dëshmisë në Dhomën e Komunëve.

Ish zyrtari i qeverisë britanike shprehu gjithashtu, shqetësimin për dështimin e shumë organizatave.

Shumë organizata dështuan. OBSH dhe organizatat, simotra të saj nuk e alarmuan botën në kohë. Ndërsa kishin shembullin e Tajvanit, që i mbylli menjëherë kufijtë dhe kishte një plan menaxhimi kundër virusit, që në dhjetor. Bota perëndimore, përfshirë Britaninë, dështoi plotësisht duke neglizhuar alarmet e tyre.”

Këshilltari i afërt , në atë kohë, i Kryeministrit Boris Johnson dëshmoi se, e kishte pyetur Sekretarin e Shëndetësisë, Matt Hancock, që në 25 janar 2020, se a kishte një skanim të situatës për virusin, apo ndonjë planifikim për operacionet dhe burimet njerëzore, që duheshin për të menaxhuar një pandemi të mundshme, duke lënë të kuptohet se qeveria në atë kohë nuk e kishte marrë seriozisht kërcënimin nga Covid-19.

Britania e Madhe ka regjistruar 140 mijë viktima nga Covid-19.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *