Diplomacia “dhëmbë për dhëmbë”
Një përgjigje e koduar për Sali Berishën, lexohet në statusin e ambasadores amerikane, Yuri Kim, për dënimin e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Diplomatja amerikane priti konferencën e Sali Berishës për të reaguar për një ngjarje të drekës, që lidhej me vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për dënimin me burg të ish Kryeprokurorit të Shqipërisë.
Ambasadorja Kim pasi përgëzon vendimin për dënimin e një ish zyrtari të lartë, të refuzuar nga ShBA thotë se, dinjiteti i vërtetë është kur të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Statusi i ambasadores duket si një përgjigje diplomatike “dhëmbë për dhëmbë” për Sali Berishën, që njoftoi publikisht se po e padiste shefin e saj në Uashington për të mbrojtur dinjitetin e tij.