Berisha padi në Gjykatën e Parisit për Sekretarin Amerikan të Shtetit

Sali Berisha do të padisë në Gjykatën Koleksionale të Parisit,  Sekretarin Amerikan të Shtetit, z.  Antony Blinken, pas publikimit në  twitter, të vendimit të DASH për shpalljen “non grata” të ish Kryeministrit.

Gjatë një konference të posaçme për shtyp, që sapo përfundoi në Rogner, ish Presidenti dhe ish Kryeministri i Shqipërisë njoftoi se ka pajtuar një avokat francez për të dorëzuar në Gjykatën e Parisit kallëzimin për shpifje ndaj Antony Blinken, me detyrë Sekretar Shteti i ShBA-ve.

Z. Berisha u tha gazetarëve se shpifjet rreth tij ishin montuar në Tiranë, në zyrën e Edi Ramës dhe jo në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Duke theksuar se lidhja e tij me ShBA-të është shumë e rëndësishme, ai tha se betejën ligjore me zyrtarin e lartë amerikan po e niste për të mbrojtur dinjitetin e tij.

Z. Berisha u tregua i rezervuar në komente, duke ju shpjeguar gazetarëve se tani çështja shkonte në gjykatë dhe nuk mund të jepte detaje.

I shoqëruar me dhjetra qytetarë që nuk e lanë në asnjë moment vetëm edhe gjatë konferencës për shtyp, z. Berisha tha i vendosur se nuk do të dorëzonte mandatin e deputetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *