Kishte humbur prej 3 ditësh, rishfaqet doktori siberian që kuroi Navalnin

Doktori Siberian që trajtoi kritikun e helmuar të Kremlinit Alexei Navalny vitin e kaluar, u rishfaq të hënën, pasi ishte raportuar i humbur ndërsa kishte dalë për gjah, thonë agjencitë ruse të lajmeve që citojnë autoritetet vendore.

Kwrkimi nw në pyjet e rajonit Omsk, rreth 2,200 km në lindje të Moskës, nisi pasi mjeku Alexander Murakhovsky u largua nga zona e gjuetisë me një automjet të përshtatshëm për terrenin e vështirë.

Murakhovsky ishte larguar nga pylli dhe kishte takuar banorë të fshatit Basly, shkruan agjencia e lajmeve RIA që citon qeverinë lokale të Omskit.

Ai ishte në “gjendje normale”, megjithatw u mbajt nën mbikqyrje dhe u ekzaminua në spitalin qëndror të Bolsheukovsky si një masë paraprake, citon RIA autoritetet.

 

Murakhovsky ishte shefi i stafit mjekësor në qytetin siberian të Omskit që trajtoi Navalnin, kritikun më të ashpër të Presidentit rus Vladimir Putin, pasi pësoi kolaps gjatë një udhëtimi me avion vitin e kaluar. Pas negociatave të shumta me autoritetet, Navalny u dërgua nga Omski në Gjermani për kurim të mëtejshëm, pasi u vërtetua se ai ishte helmuar me një agjent të rrezikshëm nervor./Reuters

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *