Barcelona është ekipi i katërt më i vlefshëm sportiv në botë

Barcelona është ekipi i katërt më i vlefshëm sportiv në botë në vitin 2021, sipas Forbes.

Vlera aktuale e tregut e Blaugrana qëndron rreth 4.76 miliardë dollarë, sipas revistës se njohur amerikane.

Për më tepër, katalanasit janë renditur ekipi më i vlefshëm i futbollit në botë, duke kaluar Real Madridin me 100,000 dollarë.

Dallas Cowboys (NFL), New York Yankees (MLB) dhe New York Knicks (NBA), ndërkohë kryesojnë renditjen përkatësisht në të parin, të dytin dhe të tretin.

Cowboys Dallas – 5,7 miliardë dollarë

New York Yankees – 5,25 miliardë dollarë

New York Knicks – 5 miliardë dollarë

Barcelona – 4.76 miliardë dollarë

Real Madrid – 4.75 miliardë dollarë

Vlera aktuale e Barçës, megjithatë, nuk e ndryshon faktin se borxhi neto i klubit qëndron në rreth 1.5 miliard dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *