Më e fundit nga Meghan Markle: Doja të jetoja në pallatin mbretëror, ashtu si dhe Kate

Meghan Markle u ndje “e mënjanuar”, ngaqë nuk do të jetonte në Pallatin Kensington.

Dukeshën e Sussex e “pushtuan” ëndrrat e jetës mbretërore, pasi u martua me Princin Harry,  por ishte plotësisht e papërgatitur të përballonte realitetin, dukshëm, me më pak famë, tha autori Tom Quinn për podcast-in “Mbretëresha”(the Queen).

Ajo deklaroi se ndihej e “zhgënjyer” pasi do t’i duhej të jetonte në vilën “e vogël” Frogmore dhe jo në pallatin madhështor Kensington, ku princi William dhe Kate Middleton po rrisin fëmijët e tyre.

Por, në të vërtetë, ishte vila Nottingham, shtëpia e parë në Mbretërinë e Bashkuar e Harry dhe Meghan, e cila ndodhet brenda ambienteve të pallatit Kensington, ajo që e përkufizoi për herë të parë realitetin e Meghan si një realitet mbretëror i nivelit të dytë, pretendon Quinn.

Në të vërtetë, mendoj se ajo nuk ishte entuziaste për këtë,”- tha ai.

Dukej sikur ishin mënjanuar në një parafabrikat të vogël në tokë“, shtoi Quinn/ Përshtatur nga “The Sun”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *