“Sky news” raporton zbulimin në Kosovë
Pandemia i dha kohë një biologu shqiptar për të zbuluar fakte të reja rreth një insketi unik në “Bjeshkët e Nemuna”.
Prof. Asoc. Halil Ibrahimi i tha “Sky News” se, ai po studionte prej vitesh rreth një specie, e quajtur “Trichoptera”, e cila gjendet në pjesën perendimore të Kosovës.
Profesori i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës punoi për studimin e tij edhe gjatë periudhës së karantinës.
Specien e studiuar ai e quajti “Potamophylax coronavirus”, duke shpjeguar se zbulimi i tij u përfundua në kohën e koronavirusit.
Në bisedë me “Sky News”, biologu nga Kosova shpreh shqetësimin se, një specie e tillë është zbuluar për shkak të ndotjes së lumenjve dhe shfrytëzimit pa kriter të tyre. Insekti “Potamophylax coronavirus” sipas prof. Ibrahimit jeton në një lartësi mbi 2000 metra nga niveli i detit dhe është e ndryshme nga ato të studiuara në Ballkan.
Prof. Ibrahimi, gjatë hulumtimit të tij vërejti se, “Lumbardhi i Deçanit”, degë e lumit “Drin i Bardhë” po keqshfrytëzohet për ndërtimin e një hidrocentrali, duke paralajmëruar një rrezik të madh mjedisor.
Kosova dhe vendet e Ballkanit, prej kohësh po krijojnë një histori kritike me ndotjen e lumenjve si, pasojë e derdhjes së ujrave të zeza, shpyllëzimeve dhe keqadministrimit të hidrocentraleve.
“Këto kanë të njëjtin efekt mbi speciet, që jetojnë në lumenj sikurse koronavirusi tek njerëzit,” -krahason Prof. Ibrahimi.
Situata e përgjithshme e mjedisit në Kosovë është përkeqësuar gjatë viteve të fundit për shkak të ndërtimeve, trafikut, ndotjes industriale dhe përpjekjeve të qeverisë për të promovuar hidrocentrale të vegjël si, një burim i energjisë alternative.
Biologu tërheq vëmendjen e banorëve të Kosovës dhe të autoriteteve, që të rimendojnë qëndrimin për mjedisin, duke ju kujtuar se janë pikërisht insektet pengesa e pare, para se ndotja të arrijë te njerëzit. “Ata janë treguesit e parë, që diçka po shkon keq në mjedis dhe na paralajmërojnë, që të jemi të përgatitur për ndotjen, kur ajo të ndikojë drejtpërdrejt te vetja jonë.”
Përgatiti: Oriada Shehu
Linku i artikullit : https://news.sky.com/story/new-species-of-insect-discovered-in-kosovo-is-named-after-coronavirus-12281136