Fundjavë me diell, Tirana “zbarkon” në Jug; vijnë në Shqipëri 32 mijë turistë nga Kosova

Kjo fundjavë me temperatura të larta dhe diell ka bërë që qytetarë të shumtë, kryesisht nga Tirana, të “zbarkojnë” në plazhet e Jugut, Vlorë, Dhërmi, Drimadhes e Sarandë. Nga numri i shtuar i makinave, të premten pasdite dhe të shtunën në mengjes, trafiku është rënduar, vecanërisht në dalje të qytetit të Vlorës. Pas prillit me shira dhe temperatura të ulëta për stinën e pranverës në Shqipëri, si dhe pas një clirimi për shkak të numrave të ulur të pandemisë COVID – 19, pak ditë plazh në temperatura që dje dhe sot arritën në 28 – 29 gradë Celcius në Vlorë e Dhërmi, ishte një zgjedhje argëtuese.

Nga ana tjetër, edhe qytetarët nga Kosova kanë vizituar Shqipërinë fundjavën e parë të majit. Sipas të dhënave të deklaruara nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, rreth 32 mijë turistë nga Kosova hynë në Shqipëri në fundjavë. Këto shifra janë shpresëdhënëse për një sezon turistik të suksesshëm në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *