Pasuria më e madhe e një nëne të re, është mamaja e saj

Shkencëtarët kanë zbuluar se përkujdesja mes brezave mund të jetë celësi për nëna dhe fëmijë të lumtur…

Kur unë u bëra për herë të parë nënë, një dekadë më parë, jetoja 463 km larg nga mami im, në një lagje me prindër të rinj të paditur si unë — ish të rritur kompetentë që tani e gjejnë veten duke thërritur zjarrëfikësen, sepse i kanë vënë flakën shtëpisë në përpjekje për të sterilizuar biberonët në sobë.

Më mungonte mamaja ime gjatë këtyre dështimeve të prindërimit, por edhe në momente të qeta, kur blija këpucë bebesh me të cilat cuditesha pse ishin aq rrethore.

Kështu që pesë vite gjatë të qenit prind, shtatzënë me fëmijën time të tretë, vendosa të jetoja pranë saj. Nuk ishte e gjitha mjaltë, normalisht. Mamaja, në atë kohë ishte një risk më vete, sepse fliste e mrekulluar për disa broshura që kishte mbledhur për udhëtime me crocierë, por për fatin tim, nuk i konkretizoi. Disa herë detyrat e saj si vullnetare në muze, i vuri përpara detyrave si babysitter.

Pastaj një ditë, në fillim të pandemisë, e telefonova atë për t’i thënë  që burri im ishte në urgjencë me COVID – 19 dhe që unë (7 muajshe shtatzanë me fëmijën nr.4) kisha mbetur vetëm në shtëpi me tre fëmijë të vegjël.

“Po vij aty,” tha mami. “Nuk kam frikë.”

Në fund, nuk mund ta lejonim atë të rrezikonte. Por, afërsia jonë gjeografike, e lejonte që ajo të vinte si një komando, të linte tek dera ushqimin e ngrohtë të darkës. Dhe kur familja jonë u përmirësua dhe kur bebi erdhi në jetë, mami na bashkohej cdo ditë rregullisht, dhjetëra herë, duke bërë që kilometrazhi i saj nga shtëpia e saj në tonën të rritej ndjeshëm. Nuk e di cfarë do të kisha bërë pa të!

E di që shumë familje nuk kanë pasur fatin të jenë kaq afër; shumë janë detyruar të rrijnë të ndarë për më shumë se një vit, disa të tjerë kanë përjetuar humbje tragjike të të afërmve. Gjyshet tani kanë ndërprerë takimet në zoom dhe janë kthyer tek hapësira tredimensionale e jetës duke rimarrë në prehër nipërit e mbesat — por pandemia ishte një mësim i dhimbshëm që na ritregoi sesa shumë kanë nevojë për mamatë e tyre, nënat e reja. Në fakt, mamatë na japin përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin mendor dhe sjelljet materne, në mënyra të ndryshme, që shkenca po i nxjerr në pah gjithmonë e më shumë. Marrëdhënia njerëzore gjyshe -nënë është pothuajse unike në botën reale.

Por nuk është kështu për speciet e tjera. Shumica e femrave gjitarë shumohen deri ditët e fundit të jetës në mënyrë që të maksimizojnë numrin e pasardhësve të tyre të vegjël dhe të vegjlit e rinj, u lënë shumë pak kohë për të ndihmuar të rriturit, femra apo meshkuj. Ndërsa tek dyshet e specieve të egra nënë – bijë, disa jetojnë në harmoni, një pjesë bëhen rivale, ndërsa një pjesë tjetër jetojnë si dy të panjohur. Disa biologë përdorin fjalën “emancipim” për të përshkruar këtë ndarje të përhershme të rrugëve, disa të tjerë, preferojnë “dezertim”.

Kjo shkëputje e “telave” në disa raste ndodh shumë herët: disa nëna të specieve ujore i ushqejnë të vegjlit e tyre vetëm tri ditë, para se të pushtojnë dallgët e oqeanit për të mos u kthyer më. Këlyshët e ariut kafe dëbohen, sapo nëna gjen një të dashur të ri. Me njerëzit është ndryshe./ Përshtatur nga New York Times

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *