“Defender Europe 21”, SHBA komandon stërvitjen shumëkombëshe

Në Shqipëri nisi stërvitja ushtarake shumëkombëshe “Defender Europe 21” me dislokimin në Portin e Durrësit të forcave dhe mjeteve ushtarake më të mëdha, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Stërvitjet ushtarake, me pjesëmrrjen e 28 mijë trupave do të zhvillohen nën komandën e ushtrisë amerikane për Europën dhe Afrikën.

Manovrat ushtarake do të demostrojnë aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ushtrive aleate të NATO-s për sigurinë në Ballkanin Perendimor dhe në rajonet e Detit të Zi.

Kryeministri i Shqipërisë dhe ambasadorja amerikane u njohën me protokollin e stërvitjes ushtarake, gjatë lundrimit në Adriatik me anijen ushtarake të “Rojës Bregdetare” shqiptare.

Çfarë është DEFENDER-Europe 21:

DEFENDER-Europe është një stërvitje e përvitshme shumëkombëshe, e udhëhequr nga Ushtria Amerikane, me qëllim ndërveprimin ushtarak të SHBA dhe NATO me ushtritë partnere.

Stërvitja e këtij viti në Shqipëri synon:

  • Ndërtimin e gatishmërisë operacionale dhe ndërveprimit me një numër më të madh të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve në një zonë më të gjerë operacionale
  • Ka natyrë mbrojtëse dhe është i përqendruar në përgjigjen ndaj krizës nëse është e nevojshme
  • Demonstron angazhimin e hekurt të SHBA-ve ndaj NATO-s
  • Integron afërsisht 28,000 forca shumëkombëshe nga 26 kombe për të kryer njëkohësisht operacione në më shumë se, 30 zona trajnimi 
  • Përfshin masa të rrepta parandaluese të COVID-19, të tilla si testimi dhe karantinimi.
  • Ka përfshirje të konsiderueshme të Forcave Ajrore të SHBA-ve dhe Marinës Amerikane.
  • Shfrytëzon rrugët kyçe tokësore dhe detare, që lidhin Evropën, Azinë dhe Afrikën
  • Ushtron aftësi të reja të Forcës Ajrore të Sigurisë së Ushtrisë Amerikane
  • Demonstron aftësinë për të shërbyer si një partner strategjik i sigurisë në Ballkanin perëndimor dhe Detin e Zi

Përgatitjet për stërvitjen “Defender Europe 21” nisën në mars me lëvizjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake nga Shtetet e Bashkuara drejt Evropës, duke përshkruar Gjermaninë, Hollandën dhe Italinë. Në maj do të kryhen manovrat ushtarake tokësore dhe ajrore në 12 vende anëtare të NATO-s, mes tyre edhe Shqipëria.

“Defender Europe 21” do të përfundojë me ridislokimin e forcave dhe pajisjeve ushtarake në bazën amerikane në Sh.B.A, duke përmbushur kështu misionin e ushtrisë amerikane në kuadër të marrëveshjes me NATO-n.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *