Njihuni me ishullin që rrezikon të kthehet në pistën e transportit hapësinor

Indonezia ka ofruar një nga ishujt e saj në Papuan Perëndimore si një vend të mundshëm për projektin ambicioz të Elon Musk, “Space X”, për dërgimin e njerëzve në hënë.

Megjithëse, z. Musk ende nuk e ka pranuar propozimin, Indonezia e ka bërë të qartë ambicien për projektin e madh hapsinor, në ishullin “Biak”,  gjë që po shqetëson pa masë banorët e tij.

BBC tregon historinë e Markus Abrauw, i cili gjithë jetën e tij e ka kaluar në këtë ishull.

54-vjeçari, gjyshi i tetë nipërve dhe mbesave, që i përket fisit “Abrahamuw”e ka quajtur ishullin si “shtëpia e brezave”.

Por, ai tani ka frikë se shtëpia e tyre mund të kërcënohet nëse ishulli do të përdoret si një vend për lëshimin e mjeteve të transportit hapsinor.

Nëse ndërtohet, kjo do të thotë që fëmijët dhe nipërit tanë nuk do të jenë më në gjendje të mbështeten në këtë tokë për të siguruar jetesën, pasi do të shkatërronte detin dhe pyjet“,- i tha ai seksionit indonezian të BBC-së.

Një tokë e pasur në burime, ishulli Biak është vetëm 1,746 km², më i madh se qyteti i Londrës dhe ndodhet në pjesën indoneziane të Guinesë së Re, të njohur si Papuan Perëndimore dhe shtëpia e rreth 100,000 banorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *