Presidenti Meta për zgjedhjet: Shtetas me rekorde kriminale po vjedhin identitetin e shtetasve që jetojnë jashtë vendit

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat për të bërë me dije, sipas tij, skandalin e radhës, atë të vjedhjes së identitetit të personave që nuk kanë mundësi të vijnë në atdhe për të votuar, nga persona me rekorde kriminale. Presidenti tha se kjo po ndodh në masë në Korçë e Pustec dhe se për këtë i është drejtuar  organeve ligjzbatuese.

 “Sot I jam drejtuar organeve të drejtësisë dhe institucioneve përgjegjëse për të hetuar për një skandal të radhës që ka marrë përmasa ndërkombëtare duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Nga të dhënat e siguruara rezulton se në qarkuan e Korçës në disa zona që janë të banuara nga pakica kombëtare, shtetas me rekorde kriminale janë pajisur me dokumente identifikimi jo me të dhënat e tyre, por duke përdorur të dhëna me persona që nuk kanë probleme me ligjin. Pra shtetas të huaj dhe shqiptarë janë pajisur me dokumente identifikimi të lëshuar nga gjendja civile shqiptare, duke vjedhur identitetin e shtetasve shqiptare me kombësi maqedonase pa dijeninë e këtyre të fundit”. 

Presidenti u shpreh se ky skandal ka marrë permasa ndërkombëtare.

“Këta persona pas pajisjes me dokument identifikim kanë vijuar me ndjekjen e procedurave edhe nga shteti maqedonas, ku edhe aty janë pajisur me dokumente identifikimi dhe kanë vijuar lëvizjen e lirë për t’ju fshehur autoriteteve. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut janë shprehur se kanë zbatuar ligjin, duke mos mbajtur përgjegjësi për falsifikimin e  identitetit të shtetasve shqiptarë në Shqipëri, përmes dokumenteve zyrtare. Kjo veprimtari e paligjshme është zbuluar në disa shtete evropiane. Kjo është bërë objekt debati në Maqedoninë e Veriut” tha Presidenti Meta.

“Këto veprimtari të paligjshme cenojnë integritetin e zgjedhjeve. Një vend pune nuk vlen kurrë sa e ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e saj europaine. Kush falsifikon dhe prek votën do të ketë vendin e burg, të mos ndihen të intimiduar, presidenti është në monitorim të detyrës se si reagojnë institucionet shtetërore. U bëj thirrje të gjithë nënpunësve e zyrtarëve shtetërorë të kenë kujdes, mos rëndojnë përgjegjësinë e tyre e as mos t’u shkojë në mendje të paraqiten në qendrat e votimit me dokumente identifikimi të rreme apo të vjedhura, apo duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë. I kam kërkuar prokurorisë, KQZ të nisn hetimet e verifikimet përkatëse duke marrë masa për këtë veprimtari të paligjshme kriminale e për të ruajtur të pacënuar në kohë integritetin e zgjedhjeve. Çdo funksionar të tregohet i ndershëm e vigjilent, një vend pune nuk vlen kurrë sa e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja evropiane e shqiptarëve. Kush tenton të tjetërsojë votën do e ketë vendin në burg ndaj të mos ndihen të intimiduar nga asgjë e askush, presidenti është në detyrë e po monitoron si institucionet shtetërore po reagojnë e do reagojnë. Justifikimet nuk pranohen, alibitë kurrsesi”, u shpreh Presidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *