Hudhra “sinjali” i pagabueshëm i distancës
Nëse ju, mund ta ndjeni frymarrjen e dikujt, atehërë ju me shumë mundësi mund të infektoheni nga virusi, pasi keni thyer “klonin” e distancës.
Dr. Julian Tang, virologu i njohur në “Leicester Royal Infirmary” ka një këshillë shumë simpatike për ne: “Respekto distancën e erës së hudhrës!”
Ai gjithashu vlerëson mbajtjen e maskës dhe ajrimin e ambienteve të brendshme, ku ne qëndrojmë
“Virusi merret lehtësisht përmes bisedave dhe prandaj duhet distancë dhe vetëm distancë, më shumë se 1 metër. Prandaj ne themi, që maskat janë mirë të mbahen, distanca po ashtu, por kur ju thithni të njëjtin ajër me ata që qëndroni, atëherë ajrimi i ambienteve luan një rol më të rëndësishëm. Kështu do të ishte ideale, që ju të mbanit gjysmë të hapura dritaret e ambienteve ku rrini, për të minimizuar rreziqet e transmetimit të virusit.”
Virologu i njohur, i theksoi këshillat pas vendimit të Britanisë për të rihapur qëndrat komunitare të shërbimit dhe argëtimit.
Lokalet e natës dhe restorantet janë lejuar të hapen gjithashtu në Britani, me kushtin që të sigurojnë shërbimin në ambientet e jashtme.