Partizani fiton 3-0 ndaj Bylis dhe synon kreun e renditjes

Skuadra e Partizanit është rikthyer te fitorja.

Të kuqtë e kryeqytetit mundën pastër 3-0 Bylis në ndeshjen, që mbylli javën e 27-të të Superligës.

Skuadrës së Ilir Dajës iu deshën vetëm 10 sekonda për të gjetur golin e epërsisë me Stenio Junior.

Pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve.

Pas pushimit, Partizani shënoi golin e dytë, gjë që i dha sigurinë e fitores, nëpërmjet Jasir Asanin, në minutën e 69-të.

Më pas në minutën e e 84-rt shënoi edhe Çinari, që vulosi fitoren me golin e tretë.

Me këtë sukses, Partizani parakalon Laçin dhe ngjitet në vendin e tretë me 47 pikë, po aq sa Vllaznia dhe vetëm dy më pak se Teuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *