Duka thirrje bankave të investojnë për natyrën

Princi William bëri një thirrje urgjente që bankat të investojnë për natyrën.

Duke folur në një takim të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore, Duka i Kembrixh, tha se mbrojtja e natyrës ende po luan një rol të vogël në përpjekjet për të ulur ngrohjen globale.

Princ William theksoi se investimi për ripyllëzimin dhe agrikulturën e qëndrueshme ishin mënyra me “kosto efektive” për të trajtuar çështjen.

Bankat janë nën presionin në rritje për të investuar projektet për mbrojtjen nga ndryshimet klimaterike.

Duke iu drejtuar bankierëve qendrorë dhe ministrave të financave në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore, Duka i Kembrixh shprehu shqetësimin se habitatet natyrore të botës vazhdojnë të bien me një “normë alarmante”.

Ne nuk mund të shërohemi në mënyrë të qëndrueshme nga koronavirusi, të çrrënjosim varfërinë globale, të arrijmë emisione zero-net ose të përshtatemi me ndryshimet klimatike, pa investuar në natyrë”,-tha ai.

Takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore u zhvilluan virtualisht javën që lamë pas, duke mbledhur së bashku bankat qendrore, politikëbërësit dhe udhëheqësit e biznesit për të diskutuar gjendjen e ekonomisë botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *