AstraZeneca “e pasigurt” për moshat nën 30 vjeç

AstraZeneca nuk do të përdoret te personat nën 30 vjeç për shkak të provave në rritje, që e lidhin atë me mpiksjen e rrallë të gjakut, thotë organi këshillues i vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar dhe Agjencia Europiane e Barnave, në një deklaratë të saj të mëvonshme.

Në një hetim të kryer nga Rregullatori i Barnave “MHRA”, rezultoi se deri në fund të marsit, 79 persona në Mbretërinë e Bashkuar pësuan mpiksje të rrallë të gjakut pas vaksinimit dhe 19 prej tyre humbën jetën.

Autoritetet britanike deklaruan se këto gjetje nuk ishin provë që vaksina kishte shkaktuar mpiksjen. Por thuhej që lidhja po bëhej më e fortë.

Rregullatori shëndetësor britanik tha se efektet anësore ishin jashtëzakonisht të rralla, krahasuar me efektivitetin e vaksinës.

Studimi bëri që grupi këshillimor i qeverisë për vaksinat, “JCVI”, të rekomandojë që njerëzve të moshës 18 deri në 29 vjeç t’u ofrohet një vaksinë alternative, aty ku është e mundur.

Personat që kanë bërë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca duhet të marrin dozën e dytë. Vetëm ata që pësuan një nga këto mpiksje të rralla të gjakut pas dozës së parë nuk duhet të vaksinohen“, – tha “MHRA”.

Njerëzit me çrregullime të gjakut, duhet të diskutojnë përfitimet dhe rreziqet e vaksinimit me mjekun e tyre para se të vaksinohen.

Gati 2/3 e rasteve të mpiksjeve të rralla të gjakut janë parë tek gratë.

Viktimat ishin të moshës midis 18 dhe 79 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *