Shuhet komediani i “Friday Night Dinner”

Aktori i njohur, Paul Ritter, humbi jetën në moshën 54-vjeçare pas lëngimit nga një sëmundje e pashërueshme.

Përveç kontributit të tij në televizion dhe në kinematografi, Paul Ritter u nominua për çmimin “Olivier” në  vitin 2006 dhe çmimin “Tony”, disa vite më vonë.

Ndarja e tij nga jeta ka pikëlluar adhuruesit, të cilët e kanë cilësuar Paul Ritter si, heroin e shtëpive të tyre.

Friday Night Dinner”nuk do të jetë kurrë e njëjta! Çdo njeri prej nesh gjente veten dhe familjarët në personazhet që interpretoheshin aty dhe veçanarëshit në portretizimin, që Paul Ritter i bënte personazhit të tij , Martin”

Aktori i talentuar la pas gruan Polly dhe dy djemtë, Frank dhe Noah.

Artikulli u përshtat nga: “The Mirror”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *