Kolegji Zgjedhor vendos: Fleta e votimit do të jetë vetëm me numra rendorë, hiqen emrat e kandidatëve,
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesë – padinë e Partisë Demokratike, duke vendosur përfundimisht që fleta e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të jetë sipas modelit, ku kandidatët për deputetë janë të renditur në bazë të numrit rendor. Pra, ka mbetur në fuqi vendimi i Komisionit të Apelimeve dhe Sanksioneve, i cili, po ashtu kishte vendosur mospërfshirjen e emra të kandidatëve në listë.
Pervec kësaj, Kolegji Zgjedhor ka pranuar padinë tjetër të PD-së sa i takon logos së Bindjes Demokratike, duke hequr nga fleta e votimit logon e re të BD-së nën argumentin se është e ngjashme me logon e demokratëve në fletën e votimit.
Ndërkohë, më herët, kompania CETIS që ka fituar tenderin për printimin e fletëve të votimit, i është drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku e sqaron për vështirësitë teknike që do të ketë për prodhimin në kohë të fletëve të votimit.