Romë, Mattarella mandaton Draghi-n, bankieri pranon me rezervë

Romë, Mattarella mandaton Draghi-n, bankieri pranon me rezervë

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella mandatoi Profesor Mario Draghi-n për formimin e qeverisë së re, pas dorëheqjes së Kryeministrit Giuseppe Conte. Ish Ministri i Thesarit, i rikonfirmuar në detyrë nga 10 qeveritë italiane, gjatë viteve 2001-2005, duket se ishte “Asi nën mëngë” i Presidentit Mattarella për të shpëtuar Italinë nga një tjetër krizë, pas asaj të pandemisë.

Bankieri i profilit të lartë e pranoi me rezervë propozimin e Presidentit. Në deklaratën pas takimit me të,  Prof. Mario Draghi u shpreh besimplotë se do të arrijë një marrëveshje me forcat politike në parlament. Ai theksoi se një ndër sfidat kryesore të qeverisë së tij do të jetë kapërcimi me sukses i pandemisë dhe sigurimi i një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj.  Si njohës shumë i mirë i politikave monetare europiane, ish Presidenti i Bankës Qëndrore Europiane, tha se Italia ka në dizpozicion burime të jashtëzakonshme të Bashkimit Europian.

Kryeministri i mandatuar, Mario Draghi u lind në Romë më 1947-ën. Babai i tij ishte një bankier i suksesshëm ndërsa e ëma, farmaciste. Ai është fëmija i tretë i familjes Draghi dhe nga martesa me pedagogen e gjuhës angleze ka dy fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *