Meta thërret Ramën dhe Bashën për stërvitjen

Meta thërret Ramën dhe Bashën për stërvitjen
Presidenti Ilir Meta thirri të mërkurën në mbrëmje mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për masat përgatitore në lidhje me stërvitjen ushtarake “ Defender Europe 21”, që do të zhvillohet në rajon dhe Shqipëri, nga data 1 maj-14 qershor 2021.
Presidenti e zhvilloi takimin në Presidencë me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në prani të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim.
Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë. Në këtë demostrim ushtarak, që konsiderohet si stërvitja me numrin më të madh të trupave pjesëmarrëse, do të angazhohen edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.