COVID-19, 23 raste të në Shqipëri
Insituti i Shëndetit Publik konfirmoi sot 23 raste të reja të infektuar me COVID-19.
Dr. Marjeta Dervishi deklaroi se 16 prej të infektuarëve janë banorë të Tiranës, duke e rritur numrin e pacientëve aktivë me COVID-19 në kryeqytet në 137.
Në Spitalin Infektiv po trajtohen 26 persona, 4 prej të cilëve në terapi intensive dhe 1 pacient në gjendje të rëndë shëndetësore.
Insituti i Shëndetit Publik thekson rëndësinë e distancimit fizik dhe të kujdesit për higjienën personale, si masë parandaluese në zbatim të protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkohë, një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi protokollin e lehtësimit të masave, duke filluar nga data 1 qershor.
Në urdhërin e firmosur prej saj, njoftohet hapja e kufijve të Shqipërisë me rajonin si dhe lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve në të gjithë vendin edhe me automjete. Transporti publik, teatrot, kinematë dhe tubimet masive nuk do të lejohen deri në një urdhër të dytë të autoriteteve shëndetësore.
Shqipëria prej afro 3 muajëve zbaton protokollin e masave të karantinës dhe deri më 23 qershor ka në fuqi Gjendjen e Jashtëzakonshme të Fatkeqësive Natyrore.
Referuar statistikave zyrtare në Shqipëri u konfirmuan 1122 raste me COVID-19.
33 prej të infektuarëve humbën jetën që nga fillimi i pandemisë, ndërsa 857 prej tyre konfirmohen të shëruar.