Modelja i përkushtohet familjes, mesazhi për ne

Elisabeth Hurley, modelja e njohur britanike së bashku me të birin po u shërbejnë familjarëve dhe miqve, që nga koha e mbylljes së tyre në shtëpi në Herefordshire të Britanisë.
Në një postim në instagram Liz rrëfehet se së bashku me djalin e saj jetojnë edhe 7 persona të tjerë për të cilët i është dashur të kujdeset, mes tyre nëna, tezja e saj , të cilat i kanë kaluar të 70-at dhe miku i saj i ngushtë, i cili vuan nga probleme të frymëmarrjes.
Modelja tha se kujdesi dhe përgatitja e vakteve për njerëzit e dashur është një punë me kohë të plotë dhe falënderoi ekipet e mjekëve dhe infermierëve që po ndihmojnë në shpëtimin e të infektuarëve me COVID-19.
E grimuar pas 11 ditëve, Elisabeth Hurley ju kërkon ndjekësve të saj të qëndrojnë në shtëpi.