Shpërthen vullkani në Guatemalë, viktima dhe mijëra banorë të zhvendosur
Të paktën 25 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur, pas shpëthimit të një prej vullkaneve më të mëdhenj e të rrezikshëm, në Guatemalë.
Vullkani “Fuego”, rreth 40 km në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, përhapi shkëmbinj, tym e hi në zonat përreth.

Llava goditi fshatin El Rodeo, duke vrarë njerëzit të bllokuar brenda shtëpive.

Ky është shpërthimi më i madh vullkanik, prej vitit 1974, sipas specialistëve.

Zyrtarët kanë këshilluar banorët që të mbajnë maska kundër hirit vullkanik, në 4 rajone të Guatemalës.