Zidane zgjedh Cristiano Ronaldon, jo Salah
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane këmbëngul se nuk do ta ndërronte Cristiano Ronaldon me Mohamed Salah, të Liverpoolit
Dy yjet do të përballen kokë me kokë në finale e Ligës së Kampionëve të shtunën, me Salah që ka pasur njërën prej sezonave më të mira në karrierë, duke arritur rekordet që e kanë thyer Ronaldo dhe Lionel Messi.
Salah ka shënuar 44 gola këtë sezon dhe ka pasur spekulime, se ai është synimi kryesor i kësaj vere.
“Jo, kam Cristianon dhe nuk dua të flas më shumë për lojtarët e mi”, i është përgjigjur Zidane, pyetjes nëse do ta shkëmbente Ronaldon me Salahun.