Milingonat vetëshkatërruese që mbrojnë koloninë

 

Një lloj i ri milingonash “kamikaze” është konstatuar së fundmi, në ishullin Borneo, në Azinë Juglindore.
Milingonat “shpërthyese” sakrifikojnë veten, për të sulmuar grabitqarët dhe për të mbrojtur koloninë.

‘Colobopsis explodens’ u zbulua nga një ekip hulumtuesish ndërkombëtarë, të cilët identifikuan 15 lloje të veçanta milingonash shpërthyese në pyjet tropikale.

Ekipi vërejti se kjo specie ishte “e prirur për t’u vetësakrifikuar, sidomos kur kërcënohej nga armiku”.

Në betejë e sipër, ajo bën sakrificën e fundit duke nxjerrë një lëng toksik, që është vrarës për kërcënuesin – por gjithashtu, duke shkaktuar edhe vetëshkatërrimin heroik të saj.

Mekanizmi në milingonat e vogla punëtore, është mjeti i fundit në rastet kur mbrojtja nuk e paralajmëron armikun.

Alice Laciny, një entomolog me Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë dhe studiues i projektit, tha për ‘National Geographic’, se substanca vdekjeprurës lëshon një erë të fortë.

Kjo tendencë vetëvrasëse te speciet quhet “autothysis” dhe është e zakonshme në superorganizmat si milingonat, që punojnë në kolektiv. Bletët po ashtu, kanë një sjellje të ngjashme mbrojtëse vetëshkatërruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *