Mogherini në Tiranë, ecje “gjimnastike” për te Rama…
Mogherini në Tiranë, takimi i parë në Presidencë dhe ecje “gjimnastike” për në Kryeministri
Presidenti Ilir Meta priti në një takim Shefen e Politikës së Jashtme në Komisionin Europian Federica Mogherini.
Takimi i përfaqësueses së lartë të Brukselit vjen një ditë pas rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Shefja e Politikës së Jashtme pas takimit me Presidentin Meta eci në këmbë deri në selinë e qeverisë shqiptare, nga ku ishte njoftuar një konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.
Por rruga e saj për në Kryeministri u ndërpre herë pas here nga gazetarë për prononcime ekskluzive dhe nga protestues kundër burgosjes së kuksianëve, të cilët u arrestuan natën nëpër shtëpitë e tyre, për të shtypur kryengritjen kundër taksës së “Rrugës së Kombit.”

Një ditë më parë Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin i dorëzoi Presidentit Meta, Raport Progresin nga Komisioni Europian me rekomandimin për Hapjen e Negociatave të Anëtarësimit
Presidenti e cilësoi Rekomandimin si një akt inkurajues, të shumëpritur dhe strategjik për të ardhmen evropiane të vendit.