Richard Gere kurorëzohet së shpejti, për së treti herë

Aktori i famshëm Richard Gere do të martohet për së treti herë, së shpejti. Gere, ka qenë më parë i martuar me supermodelen Cindy Crawford, 1991-1995 dhe me modelen Carey Lowell, nga viti 2002 deri në 2016, më të cilën ka një djalë.
Sipas gazetës spanjolle ABC, aktori 68-vjeçar do të martohet më 5 maj, me spanjollen Alejandra Silva, 35 vjeçe.
Çifti janë bashkë prej tri vjetësh dhe u fejuan vitin e kaluar, ndërkohë që Alejandra sapo ishte divorcuar nga ish-bashkëshorti, me të cilin ka një djalë.
Në një intervistë për ‘Hola’, para dy vitesh, Alejandra Silva është shprehur:
“Richard është heroi im, në jetën e vërtetë. Isha e humbur më parë dhe takimi me të, i dha kuptim jetës time”.