Rama “fut” në zyrë Forbes
Rama “fut” në zyrë Forbes
Nga: Shellie Karabell
Shqipëria, është një vend i pazakontë me një lidership të çuditshëm…
Kryeministri i Shqipërisë kthehet në zyrën e tij në Tiranë për një intervistë, i veshur siç i quan ai me “rroba të pikturuara”- të markës Denim, bluzë pune dhe xhins…
Edi Rama ka shpenzuar mëngjesin e fundjavës tek një studio e shokut të tij, siç ai bën një herë në muaj, duke ndjekur kështu pasionin e tij të profesionit, para se të bëhej Kryeministër i Partisë së Punës, në 2013.
Nuk ka qënë një detyrë e lehtë, të tërheqësh nga errësira në këtë kohë vendin më të varfër dhe të konsideruar, si më të korruptuarin në kontinentin Europian, drejt bisedimeve që mund të antarësojnë vendin në Bashkimin Europian në vitin 2025.
Rruga për në Evropë
Në 2009, Shqipëria bëri zyrtarisht kërkesën e antarësimit në BE dhe fitoi statusin e vendit kandidat në vitin 2014. Në këtë periudhë Bashkimi Europian i bëri të qartë Shqipërisë 5 prioritetet kyçe për hapjen e negociatave: Reforma në Administratën Publike dhe në Drejtësi, Lufta kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që nënkuptonte luftë kundër trafikut të drogës dhe kultivimit të kanabisit dhe përmirësimi i të Drejtave Themelore të Njeriut, përfshirë mbrojtjen e pakicave etnike dhe respektimi i të drejtës së Pronësisë.
Kryeministri Rama është i sigurt se Bashkimi Europian do të miratojë rekomandimin e pritshëm të Komisionit për çeljen e negociatave, pasi sipas tij qeveria që drejton ka bërë shumë progres.
“ Ne kemi institucionalizuar reformën e veting-ut për gjyqtarët dhe prokurorët dhe 17 prej tyre janë hequr”, deklaroi Rama për gazetaren e Forbes, Shellie Karabell. “ Njëri prej tyre u shkarkua, pasi burimi i pasurisë së tij nuk mund të justifikohej. Ne do të gjejmë zëvëndësuesit e tyre, sepse kemi shkolla të mira. Tek ne është një fjalë e urtë: “ Më mirë një djep bosh, se një djall brenda tij”. Kështu reforma e taksave dhe e bankave nuk janë pjesë e veting-ut në këtë stad,”- ndërkohë Rama deklaron për Forbes, se po punon për përmirësime edhe në këto fusha.
Në artikullin e “Forbes” flitet për një program të zëvëndësimit të kanabisit me agro-turizëm dhe theksohet se Shqipëria ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar industrinë e turizmit ballkanik.
Përshtati në gjuhën shqipe: A.T/Rojtar.com