Smartphone kishte që 25 vite më parë

E dinit se edhe para 25 vitesh kishte smartphone?
Para se ne të njihnim Iphone, Samsung apo të tjera kompani që sollën telefonët e zgjuar, një tjetër kompani kishte tentuar të sillte këtë teknologji të re.

Modeli i parë i telefonit të zgjuar “Simon”, doli në treg më 1992. Ky model i ri për kohën, kishte shërbime të integruara, si: ekran me prekje, mundësi për postën elektronike me e-mail dhe disa aplikacione bazike.
Krahas risisë për kohën, “Simon” kishte probleme me baterinë, që zgjaste vetëm një orë. Po ashtu, ky telefon i zgjuar që i parapriu telefonëve të sotëm, u shit në vetëm 50 mijë copë dhe ishte në treg për vetëm gjashtë muaj.
Përgatiti për Rojtar.com: L.H