HomeKuriozitetNjë mur i vjetër zbulon sekretin e 1971-shit: “Një birrë falas nëse...

Një mur i vjetër zbulon sekretin e 1971-shit: “Një birrë falas nëse ma ktheni qindarkën”

BRITANI E MADHE – Një rinovim i zakonshëm i një shtëpie në Bicester të Oxfordshire ka nxjerrë në dritë një histori të fshehur prej më shumë se gjysmë shekulli.

Ellie Mead mbeti e habitur kur, gjatë punimeve në shtëpi, nga një mur doli një monedhë e vitit 1945, së bashku me një copë letër me një mesazh misterioz.

Në të shkruhej se monedha ishte fshehur në vitin 1971 nga elektricisti David Judd, me një premtim të pazakontë: “Një pintë birrë të mirë nëse qindarka kthehet.”

Mead vendosi të kërkonte pronarin e mesazhit. Një apel në Facebook çoi te vajza e tij, Helen Russell, e cila zbuloi se babai i saj është tashmë 92 vjeç, jeton në Devon dhe ishte ende i gatshëm ta mbante premtimin e bërë 55 vite më parë.

Sipas Russell, babai i saj kishte fshehur monedha të ngjashme në disa prona ku kishte punuar si elektricist.

“Ka të tjera gjithandej, por ai nuk më tregon saktësisht se ku”, tregoi ajo.

Ideja kishte nisur si një shaka e vogël. Judd donte të linte pas një shenjë që të tregonte: “Kam qenë këtu.”

Por duket se ai nuk e kishte imagjinuar kurrë se dikush do t’i gjente.

Monedha doli papritur nga muri kur partneri i Mead goditi murin gjatë rinovimit.

“Fluturoi kjo monedhë e vogël nëpër dhomë, bashkë me një copë letër. Ishte diçka që nuk e prisja aspak”, tregoi Mead.

Judd nuk kishte pasur kurrë më parë një person që të kërkonte shpërblimin e premtuar.

Këtë herë, premtimi u mbajt.

Mead mori vlerën e një pinte birre, ndërsa monedha iu kthye shtëpisë ku ishte fshehur, për të vazhduar historinë.

Dhe ka edhe një detaj të bukur: birrën që do të blejnë me shpërblimin do ta pijnë në një pub të Bicesterit që dikur drejtohej nga babai i David Juddit.

Një qindarkë, një mur, një premtim i vitit 1971 dhe një birrë, 55 vite më vonë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments