Eleni Foureira: Krenare që jam shqiptare

 

Eleni Foureira është këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila erdhi në vëmendjen e mediave disa kohë më parë, kur mohoi origjinën e saj.
E njohur si Beyonce e Greqisë, ajo u sulmua nga fansat shqiptarë, e më pas u detyrua të pranonte se, nëse do ta kishte treguar origjinën, nuk do të arrinte aty ku është sot. Foureira ndodhet në Lisbonë, ku do të përfaqësojë Qipron në “Eurovision”.

Në një intervistë për ‘Wiwiblogs’, ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, me deklaratën se është shqiptare.

“Ishte shumë e vështirë të lije Shqipërinë dhe të shkoje në një shtet të ri, ku nuk njihje askënd, vetëm 7 vjeçe. E këtu, ta nisësh jetën nga fillimi.

Ishte e vështirë, por shumë e bukur. Çfarë pasoi në jetën time, më bënë kjo që jam. Ndihem krenare që jam shqiptare dhe shumë e lumtur që jam rritur në Greqi, një vend fantastik. Në të njëjtën kohë, jam krenare edhe që përfaqësoj Qipron, në Eurovision”, – është shprehur ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *