Mësohuni! Burrat nuk do të heqin kurrë dorë nga…
Sa shumë jeni përpjekur për ta bindur atë, por pa sukses! Thjesht, burrat janë qenie të komplikuara dhe çfarë e trashëgojnë në gjenet, nuk do të ndryshojë asnjëherë. Pikërisht nga këto shtatë gjëra, meshkujt nuk do të heqin dorë asnjëherë…
Ndaj, bëni mirë të shihni virtytet, që të mos mërziteni prej tyre.
Gjithmonë të çmendur pas sportit
Shumica e burrave janë të interesuar në më shumë se një sport, ata më së shumti pëlqejnë gjithçka. Mos u përpiqni t’ua mohoni këtë kënaqësi. Është mirë që ta lejoni të shikojë çdo gjë që dëshiron. Asnjë ndeshje nuk zgjat shumë dhe partneri do t’ju vlerësojë edhe më shumë, sepse nuk i keni telefonuar gjatë ndeshjes së futbollit.
Gënjeshtrat e bardha ‘të padëmshme’
Partneri pothuajse gjithmonë, do t’ju tregojë një lloj gënjeshtre të padëmshme, që t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Për shembull, ai nuk do t’ju tregojë kurrë se veshja juaj nuk është aq mirë ose nuk i pëlqen prindërit tuaj, por e kundërta. Ai e bën këtë, sepse nuk dëshiron që të ndihesh keq dhe e mërzitur.
Shikon femrat e tjera
Kjo është një nga zakonet më të këqija të burrave. Në fund të fundit, shikimi nuk është mashtrim. Ne jemi qenie njerëzore dhe kjo sjellje, nuk duhet t’ju shqetësojë.
Ai nuk do t’i kushtojë kurrë, shumë vëmendje, veshjeve
Kjo nuk vlen për të gjithë meshkujt, por shumica e tyre, nuk kujdesen për veshjen dhe e lënë në dorë të femrave. Sigurisht, atyre u pëlqen të duken mirë, por nuk u pëlqen të kalojnë kohën në treg. Ju nuk mund të bëni asgjë për këtë, por vetëm ta pranoni.
Do të jenë gjithmonë “djemtë e mamit”
Jo të gjithë do të pajtohen me këtë, por burrat janë shumë të lidhur me nënat, pa marrë parasysh moshën. Kjo është e kuptueshme, sepse nëna është gruaja e parë që kanë takuar dhe që I ka edukuar që të jenë siç janë sot.
U shmangen shfaqjes së ndjenjave
Femrat, gjithmonë kanë qenë më romantike dhe u pëlqen të flasin për ndjenjat. Megjithatë, burrat janë ndryshe, më pragmatikë. Megjithëse mendojnë se komunikimi është i nevojshëm për një marrëdhënie të suksesshme, ata nuk duan të flasin për ndjenjat.
Gjithmonë do të ankohen për pritjen teksa ju bëheni gati për të dalë
Çdo mashkulli i pëlqen që një vajzë ose grua të duket e bukur, por ai kurrë nuk do të kuptojë pse duhet aq shumë kohë për t’u bërë gati. Kjo, në fakt, duhet t’ju kënaqë.