Presidenti Donald Trump ‘takon’ sozinë e tij

Sozia e presidentit Donald Trump, jeton në Spanjë. Fotoja e saj u bë e famshme në rrjet, nga gazetarja Paula Vazquez, që po punonte mbi një artikull për fermerët dhe dëmshpërblimet për stuhitë, sipas Newsweek.

Ajo intervistoi zonjën Dolores Leis Antelo, e cila jeton në një fermë në Cabana de Bergantinos, i bëri një foto dhe e postoi në Instagram.

Vasquez tha për median spanjolle ‘Faro de Vigo’, se ajo vetë nuk e kishte vënë re ngjashmërinë mes Presidentit Trump dhe zonjës Antelo. Ishin njerëzit, ata që e kishin konstatuar menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *