Trump nuk kursehet për Iranin: Do të keni shumë probleme
Presidenti Trump, kërcënoi Iranin se do të haset me problemet nga më të mëdhatë ndonjëherë, nëse i rishikon si mundësi programin bërthamor, për të cilin ra dakord ta reduktojë.
Duke folur në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, në praninë edhe të Presidentit francez, Emanuel Makron, Trump e cilësoi marrëveshjen bërthamore me Iranin si “katastrofë” dhe “të çmendur”.
Presidenti amerikan ka kërcënuar se do të refuzojë zgjerimin e afatit të marrëveshjes bërthamore me Iranin, nga koha e Obamës.
Presidenti i Francës, Makron, gjendet në Uashington pikërisht për këtë marrëveshje.
“Nuk do të jetë e lehtë për ta, për ta rifilluar”, – u shpreh Trump të hënën, pas pyetjes së një gazetari, nëse Irani mund të rifillojë programin bërthamor.
“Nuk do të rifillojnë asgjë. Do të rifillojnë vetëm nëse dëshirojnë të kenë probleme më të mëdha, më të mëdhatë që kanë pasur ndonjëherë”.
Trump shtoi: “Nuk do të lejojmë të nodhë çfarë po ndodh. Marrëveshja e Iranit është katastrofike. Po testohen raketa. Për çfarë duhet e gjitha kjo?!”