Turqi, 39 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5,2
Raportohet për 39 persona të plagosur pas tërmetit me magnitudë 5.2, që goditi provincën juglindore turke, Adiyaman, paraditen e të martës. Të gjithë, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas agjencisë “Anadolu” janë një sërë objektesh e banesash të dëmtuara rëndë nga tërmeti, me epiqendër në thellësinë prej 10 km, që u pasua nga rreth 40 lëkundje më të lehta.
Shkollat janë mbyllur sipas zyrtarëve lokalë, ndërsa departamentet përgjegjëse kanë nisur menjëherë punën për rehabilitimin e dëmeve. Tërmeti është ndier edhe në disa provinca të tjera në vend, përfshirë Diyarbakirin.