Neymar: Kupa e Botës edhe pa Messin e Ronaldon

Neymar ka folur për lojtarët që mund të shkëlqejnë në Kupën e Botës në Rusi, por pa përmendur Lionel Messin e Cristiano Ronaldon.

“Do të ketë shumë lojtarë të mirë në Botëror, sepse është Kupa e Botës dhe do të jenë më të mirët. Mendoj se Coutinho dhe Gabriel Jesus, janë lojtarë që dallojnë dhe shpresoj se do ta shfaqin këtë”, – u shpreh Neymar.

“Një tjetër lojtar është Salah, shumë i mirë për Kupën e Botës. Apo De Bruyne dhe Hazardi, shumë me cilësi në lojë gjithashtu, si edhe Luis Suárez”, – ka shtuar Neymar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *