Mediat britanike votojnë për “Mall”, të Eugent Bushpepës

Edhe pak javë na ndajnë nga “Eurovision 2018”, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtari i njohur Eugent Bushpepa, me këngën “Mall”.
Shtetet pjesëmarrëse, si çdo vit po zhvillojnë promovimin e këngës në vende të ndryshme të Europës.

Eugent Bushpepa ka dhuruar një përformancë fantastike, duke marrë edhe mbështetjen dhe duartrokitjet e publikut.

Prestigjozja britanike “Metro” ka komentuar përformancat në një artikull dhe ka cilësuar ndër më të mirat edhe performancën e Shqipërisë, bashkë me Finlandën, Australinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ata kanë shkruar se: “Surpriza e natës ishte Shqipëria” dhe se performanca e Eugent Bushpepës me këngën “Mall”, shkoi shumë mirë dhe u prit shumë mirë nga publiku i Amsterdamit. Ishte një nga këngët e para që duhej të zgjidhej,”- ka përfunduar “Metro”.

Shpresojmë që ky sukses ta ndjekë Eugentin edhe në skenën e Eurovisionit, më 8 maj, në Lisbonë.

Sipas: /Blitz.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *