Lobimi në Bundestag, Basha kërkon votën e Gjermanisë

Lobimi në Bundestag, Basha kërkon votën e Gjermanisë për negociatat !

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ashtu siç kishte njoftuar mori pjesë në seancën dëgjimore të Komisionit për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme në Bundestag për të bindur grupin politik CDU/CSU për të votuar pro hapjes së negociatave BE-Shqipëri.  Basha tha se kjo seancë ishte një detyrë e vështirë, pasi grupi më i madh parlamentar në Gjermani, sipas tij është edhe spektri politik më skeptik për hapjen e negociatave.

Deklaratat e plota pas takimit të Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe Kryetarit të Forumit Rinor të CDU, Paul Ziemak.

Lulzim Basha: Përshëndetje! Jemi këtu me Paul Ziemak, që është anëtar i Komisionit për Çështjet Europiane dhe Çështjet e Jashtme, por është po kështu kryetari i Forumit Rinor CDU-së, i cili është një nga mbështetësit më të fuqishëm të Shqipërisë dhe të rinisë shqiptare. E falenderoj për ndihmën që na dha sot në këtë mbledhje të vështirë të Komisionit, për të bindur anëtarët e Komisionit, anëtarët e CDU-së dhe CSU-së për një votë pozitive për negociatat, si një kontribut për të shtuar presionin ndaj qeverisë në raport me demokracinë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore.”

Paul Ziemak: Faleminderit për vizitën tuaj këtu në Parlamentin gjerman, Bundestag. Faleminderit për diskutimin e shkëlqyer që patëm sot. Urimet më të mira nga unë, Forumi Rinor dhe partia tonë për të rinjtë në Shqipëri. Ne besojmë tek ju. Punojmë shumë mirë bashkë, ndaj dhe urimet më të mira nga Berlini për Shqipërinë.”

Në takimet e Berlinit, Kryetari i Partisë Demokratike shoqërohet nga Kryetari i Grupit Parlamentar Edmons Spaho,  Kryetarët e Komisioneve Parlamentare: Albana Vokshi, Genc Pollo si dhe deputeti Oerd Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *