Prishtinë, Kurti flet për “rrëzimin” e Haradinajt
Prishtinë, Kurti flet për “rrëzimin” e Haradinajt
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mund të përballet me një mocion mosbesimi në Parlament. Lajmi rikonfirmohet nga Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti gjatë një interviste për televizionin 7. Ai tha se plani i Lidhjes Demokratike të Kosovës për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” do të ketë mbështetjen e “Vetëvendosjes.”
“Një qeveri me 52 deputetë nuk do të duhej të qeverisë me vendin, funksionimi i saj është praktikisht i pamundur në shtetin e Kosovës, që është Republikë Parlamentare. Ne jemi të interesuar, që kjo qeveri të rrëzohet’’, deklaroi Albin Kurti gjatë intervistës televizive.