HomeBotaTronditet familja e Robert De Niros: 5 arrestime për vdekjen e nipit...

Tronditet familja e Robert De Niros: 5 arrestime për vdekjen e nipit 19-vjeçar

NEW YORK – Dy vite pas vdekjes së nipit 19-vjeçar të aktorit të njohur Robert De Niro, hetimi për ngjarjen ka marrë një kthesë të re.

Leandro Anthony De Niro-Rodriguez, djali i Drena De Niros, vajzës së madhe të Robert De Niros, u gjet i vdekur më 2 korrik 2023 në apartamentin e tij në Manhattan.

Fillimisht, mjeku ligjor e cilësoi vdekjen si një mbidozë aksidentale, pas një kombinimi substancash, përfshirë fentanylin, kokainën, ketaminën dhe disa benzodiazepina.

Por çështja nuk është mbyllur.

Pesë persona janë arrestuar së fundmi në kuadër të hetimit për rrethanat që çuan në vdekjen e të riut.

Leandro ishte vetëm 19 vjeç.

Vdekja e tij tronditi familjen De Niro. Në atë kohë, Robert De Niro shprehu publikisht dhimbjen për humbjen e nipit, duke kërkuar privatësi për familjen gjatë periudhës së zisë.

Tashmë, dy vjet pas tragjedisë, arrestimet e reja rikthejnë vëmendjen te pyetja që ka mbetur pezull:

Si përfunduan substancat që i morën jetën 19-vjeçarit në duart e tij?

Hetimi vazhdon, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin përgjegjësinë e personave të arrestuar dhe zinxhirin që çoi në vdekjen tragjike të Leandro De Niro-Rodriguez.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments