Autokolona ruse, 30 km larg Kievit; kalon 1 milionëshin numri i refugjatëve ukrainas
Foto: Reuters. Një makinë ushtarake dhe një tank në një nga rrugët e Kherson, Ukrainë, 1 mars 2022
BORODYANKA, Ukrainë, 3 mars – Pushtimi rus në Ukrainë ka hyrë në javën e dytë dhe mesa duket është me gabime taktike: ndërsa forcat kryesore sulmuese ka mbetur për ditë të tëra në një autostradë në very të Kievit, avancime ka pasur vetëm në periferi të disa qyteteve dhe bombardime, kryesisht në djerrina.
Numri i refugjatëve që kanë lënë Ukrainën ka kaluar 1 milionë, thonë Kombet e bashkuara. Qindra ushtarë rusë dhe civile ukrainas janë vrarë, ndërkohë që Rusia po përballet me një izolim të pashoq ekonomik të përmasave kaq të mëdha.
Pavarësisht planit fillestar rus që bëjnë me dije vendet perëndimore, sipas të cilit do të rrëzohej me shpejtësi qeveria e Kievit, Rusia deri tani ka arritur të marrë vetëm një qytet ukrainas – portin jugor të lumit Dnipro të Khersonit – ku tanket hynë ditën e mërkurë.
“Autokolona ruse që synon të avancojë drejt Kievit, vazhdon të mbetet 30 km (19 milje) larg qendrës së qytetit, pasi po pengohet nga rezistenca e fortë ukrqainase, problemet mekanike të mjeteve luftarake dhe mbingarkesa,” tha ministri britanik i Mbrojtjes.
“Autokolona ka bërë pak progres të dukshëm në më shumë se tri ditë,” tha ai. “Përpos sulmit të fortë dhe bombardimeve të shukmta në qytetet e Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol, këto qytete vijojnë të mbeten në duart e ukrainasve.”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy po qëndron në Kiev, duke shpërndarë rregullisht video informuese për kombin. Në mesazhin e fundit, ai tha se forcat ukrainase po rezistojnë. “Ne nuk kemi gjë për të humbur, përveç lirisë sonë,” tha ai.
Në Borodyanka, një qytet i vogël 60 km (40 milje) në very të Kievit, ku vendasit kanë zmbrapsur një sulm rus, pjesë të djegura të armaturave të shkatërruara janë shpërndarë në autostradën e rrethuar nga ndërtesa të djegura të kthyera në gërmadha. Flakët e një apartamenti që po digjet ndriçuan qiellin në orët e para të agimit. Qentë lehnin kur punonjësit e emergjencës mbërritën kur ishte ende errësirë.
“Ata filluan të qëllonin përmes parkut përballë zyrës së postës,” tha një burrë nga apartamenti ku po strehohej me familjen e tij. “Më pas, ata bastardë ndezën tankun dhe filluan të qëllonin brenda supermarketit që ishte tashmë i djegur. Mori përsëri zjarr”.
“Një burrë i vjetër doli jashtë si i çmendur, me sy të shqyer, dhe më tha: ‘më jep një kokteil me molotov! Më jep benzinë që të bëjmë një kokteil e t’u djegim tankun!’.”
Ndërkohë që ky është realiteti dhe pritet raundi i dytë i bisedimeve,ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e karakterizoi përgjigjen e vendeve perëndimore kundrejt Rusisë si “hysteri”, për të cilën, tha se do të kalojë. Përshtatur nga Reuters.