Britania e Madhe e quan sulmin rus ndaj centralit bërthamor “të pamatur”

Sulmi rus mbi termocentralin bërthamor “Zaporizhzhia” në Ukrainë  ishte “i pamatur” dhe me gjasë i qëllimshëm,- tha të premten zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab.

Është shumë e vështirë të besohet se, nuk është bërë qëllimisht. Por në çdo rast është e paligjshme të sulmosh një vend të tillë dhe të mos bësh kujdesin e duhur mbi të dhe të vazhdosh ta bombardosh papushim,” tha Raab për BBC Breakfast.

Autoritetet ukrainase thanë se ,zjarri që shpërtheu orët e para të mengjesit në një termocentral bërthamor, mes bombardimeve të rënda nga forcat ruse, tani është shuar.                                                  Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban 6 nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, gjithashtu e quajti sulmin “të pamatur” dhe “shumë shqetësues”.

“Ne po kërkojmë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe do të përdorim të gjitha mjetet ligjore dhe politike që kemi në dispozicion për të adresuar këtë çështje”, tha ajo në një postim të publikuar nga llogaria e saj e verifikuar në Twitter.

Lajmi vjen pasi Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dënoi “sulmet e neveritshme” ndaj Ukrainës në një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të mërkurën.

Zelensky falënderoi Johnson për mbështetjen dhe ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë se, – “Kishte qenë jetike në frenimin e forcave ruse“, sipas një deklarate nga zyra e Johnson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *