Rama prezanton qeverinë e re, Çuçi i Brendshëm, Manja te Drejtësia, nuk lëvizin Balluku, Manastirliu, Xhaçka, Kushi

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije emrat e qeverisë së mandatit të tij të tretë. Ministritë kryesore do të vazhdojnë të drejtohen nga ministrat aktuale: kryediplomate do të jetë Olta Xhaçka; në krye të Mbrojtjes do të jetë Niko Peleshi, tek ministria e Brendshme është sërish Bledi Çuçi, po ashtu shendetësia dhe arsimi.
Zëvendës të tij në qeveri dhe në postin e ministrit të Rindërtimit, Rama caktoi Arben Ahmetajn.

Zëvendës kryeministri do të jetë Arben Ahmetaj
Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën Olta Xhaçka
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja
Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi
Ministri i Financave Delina Ibrahimi
Ministri për Infrastrukturën Belinda Balluku
Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministri i Arsimit Evis Kushi
Ministri i Kulturës Elva Margariti
Ministria e Bujqësisë Frida Krifca
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro
Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:
Elisa Spiropali ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilali ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes
Bora Muzhaqi ministre e Shtetit per Rinine dhe Femijet
Milva Ekonomi ministre e Shtetit per Standardet dhe Sherbimet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *