Rama 3” si piramidat e Egjiptit
Kryeministri, Edi Rama, mjeshtër i thekur i propagandës nuk zhgënjeu edhe këtë mandat duke mbajtur në kabinet “ujqrit” e buxheteve elektorale.
“Mandati i 3-të ishte i vështirë”, -genjeu ai si gjithmonë sot në Asamble, në fakt ishte më i lehti duke konsideruar milionat e BE-së, që u shpërndanë për militantët e PS-së me dhe pa shtëpi të dëmtuara nga tërmeti si dhe ushtrinë e të punësuarëve në administratën qëndrore dhe lokale, të gjithë të paguar me një qëllim, sigurimin e votave për mandatin e 3-të. Rama fitoi shumë lehtë edhe sepse trojka e ambasadorëve u sollën si patronazhistët e PS-së.
Aq e thjeshtë ishte fitorja edhe me sistemin zgjedhor, të imponuar nga diplomatë “dhelpra”. Kjo u provua edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
E sot, rikonfirmimi i bashkëmëkatarëve të Ramës në qeverinë e 3-të nuk bëhet për punët, që e afrojnë Shqipërinë në BE dhe as për ato punë, të cilat e largojnë qytetarin dhe katundarin shqiptar nga varfëria.
Shoqnia e Kryeministrit është në qeveri sepse ato janë “mashë” e sprovuar në zjarrin e punëve të pista me lek e pa lek.
Prandaj ata që besuan se, Edi Rama është aq trim sa do largojë “çakejt” nga postet kyçe ka qenë në atë gjumin, që vetë Kryeministri i vë sa herë mbyllet te bunkeri i retushuar në banesë katundi.
Ne jo nuk po presim Godonë, por jemi mbyllur si mumjet e Egjiptit në piramidën e faraonit “Rama III”.